Hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane

5 Tetor 2020 | 13:12

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për hapjen e aplikimeve për Lotarinë Amerikane prej datës 7 tetor. Ndërkohë theksohet se për plotësimin e aplikimit, afati përfundimtar do të jetë deri më 10 nëntor.

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2022 do të jenë të hapura nga data 7 tetor, 2020, ora 18:00 (ora shqiptare) deri më 10 nëntor 2020, ora 18:00 (ora shqiptare)”, bëhet e ditur nga ambasada.

??️ | Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2022 do të jenë të hapura nga data 7 tetor, 2020, ora 18:00 (ora…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Monday, October 5, 2020

Çdo vit qindra mijëra shqiptarë aplikojnë për lotarinë amerikane. Detajet mbi procedurat e aplikimit si çdo vit janë publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas rregullave, aplikimi lejohet vetëm një herë për çdo vit për secilin person.

DASH përdor një teknologji të sofistikuar për të zbuluar aplikimet e shumëfishta. Nëse kryen më shumë se një aplikim, atëherë s’kualifikohesh.

Pas aplikimit, në ekran do u shfaqet emri juaj dh një kod unik konfirmimi, ndaj sugjerohet printimi i këtyre të dhënave pasi është shumë e rëndësishme që të ruhet ky kod. Ky kod është e vetmja mënyrë për të marrë instruksione dhe takimet për intervista.

Procedura e regjistrimit nuk ka asnjë kosto, ndërsa sugjerohet që aplikimi të bëhet personalisht dhe jo nga persona të tretë. Nëse dikush tjetër do ta bëjë, atëherë këshillohet që të jeni prezent për të dhënë përgjigje të sakta dhe marrë kodin shumë shifror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026