Nisin fluturimet me Italinë, por ende ka kufizime për shqiptarët

22 Qershor 2020 | 19:55

Shqiptarët që ndodhen në Itali si dhe çdo qytetar tjetër, nisur nga sot kanë mundësi të vijnë drejt Shqipërisë përmes ajrit.

Ndërsa nga Shqipëria drejt Italisë nisja e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është ende e kufizuar.

Personat e lejuar që mund të fluturojnë nga Shqipëria drejt Italisë janë:

Pasagjerët rezident

Pasagjerët që udhëtojnë për qëllime biznesi

Pasagjerët që udhëtojnë për arsye shëndetësore

Drita jeshile për rinisjen e fluturimeve të rregullta ka bërë që sot aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës të ketë katër destinacione drejt Italisë, përkatësisht në Firence, Milano, Bari dhe Venecia.

Me përjashtim të shteteve si Serbia, Greqia dhe Austria, vende me të cilat Shqipëria i ka hapur kufijtë që nga 15 qershori, tashmë kanë nisur fluturimet edhe me shtetin Turk. Aeroporti i Stambollit është i vetmi, i cili ka hapur kufijtë pa kufizime për të gjithë pasagjerët.

Sa i përket nisjes së fluturimeve pa asnjë kufizim drejt vendeve evropiane, Komisioni Evropian ka rekomanduar që për Ballkanin kjo të mundësohet në fillim të muajit korrik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026