Hapet aeroporti i Prishtinës, qeveria e Kosovës lehtëson masat, lejon edhe tubimet
Përkundër rritjeve të rasteve me COVID-19, qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbrëmjes së sotme ka marrë vendim që të rihapë transportin ajror, pishinat dhe tubimet publike.
Por ekzekutivi tha se nëse nuk mund të mbikëqyren gjatë javës në vazhdim, dhe ka situatë të re epidemiologjike në Kosovë, rekomandimi është kthimi i masave rigoroze.
Kryeministri Avdullah Hoti tha se këto vendime janë në kuadër të hapjes së ekonomisë, por në vazhdimësi duhet marrë parasysh edhe shëndeti i njerëzve.
“Ne do të punojmë për hapjen e ekonomisë, por duke pasur parasysh shëndetin e njerëzve”, tha kryeministri.
Duke arsyetuar këto vendime, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se deri në fund të javës, më 28 qershor do të fillojë punën aeroporti në kryeqytet dhe autoshkollat.
Ne synojmë që gjatë fundjavës të fillojmë punën qoftë për transportin ajror dhe punën e auto shkollave”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta