Hapet ekspozita për jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës
Ne 100 vjetorin e emërimit të Hasan Prishtinës kryeministër i Shqipërisë, në Prishtinë u hap ekspozita me fotografi e dokumente qe sjellin dritë për veprën dhe figurën e tij.
Ato u shfaqën ne Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Pasardhësi i Hasan Prishtinës tregoi se shumica e dokumenteve janë të panjohura për publikun.
“Mund të themi se komunikimi dhe përshkrimi i familjes Friedrich Urban në dokumentet në gjuhën gjermane është një nga dokumentet që për lexuesin dhe shikuesin është e njohur pak”, thotë ai.
Historiani dhe drejtuesi i Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore të shqiptarëve në Shkup, Skënder Hasani, theksoi se në arkivat e vendeve kryesore të Evropës gjenden dokumente dhe fakte të reja nga jeta e Prishtinës.
“Ne jemi në përgatitje të botimit të dokumenteve nga arkivi i Ministrisë të Punëve të Jashtme të Italisë, të Austrisë, të Londrës dhe ato osmane, që gërshetojnë 3-4 burime të sigurta që argumentojnë dhe dëshmojnë për veprimtarinë e tij të palëkundur për çështjen shqiptare”, tha Hasani.
Kjo ekspozitë, që u realizua nga Institutit për trashëgimi shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup në bashkëpunim me Arkivat Shtetërore të Shqipërisë, përveç Prishtinës u mbajt edhe në Shkup, ndërsa gjatë javës do të hapet edhe në Tiranë.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë