Hapet gara për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për tenderit e ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar të Sarandës.
Ministrja Belinda Balluku tha se afati i fundit për paraqitjen e ofertave do të jetë 23 shtatorit. Ajo nënvizoi se kostoja do të jetë afërsisht 37 milionë euro.
Ndërtimi i këtij aeroporti ishte parashikuar nga një studim paraprak i vitit 2010 dhe do të jetë një investim privat ku shteti nuk do të ketë garanci financiare për kompensimin e numrit të pasagjerëve.
Znj. Balluku tha se aeroporti do të përdoret dhe për fluturime brenda vendit Sarandë-Kukës dhe anasjelltas dhe do të jetë përgjithësisht një aeroport sezonal për 7-8 muajt e verës.
Aeroporti do të jetë i kategorisë 3C dhe do të ketë një pistë me gjatësi 2200 metra. Përllogaritet që në vitin e parë të funksionit të udhëtojnë përmes këtij aeroporti 150 mijë pasagjerë ndërsa numri maksimal parashikohet të jetë 1 milion në një vit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta