Hapet merkato për Tiranën, Osmani: Seferi i joni, vëmendja vetëm te ndeshja me Bylisin
Klubi i Tiranës ka njoftuar mesditën e së premtes së është zgjidhur çështja e bllokimit të merkatos dhe skuadra bardheblu ka mundësinë për të afruar lojtarë në fushatën dimërore. Drejtori i klubit Tefik Osmani ka konfirmuar dhe një herë para mediave se blerja e parë e kampionëve në fuqi është ajo e Taulant Seferi.
Osmani deklaroi se ekipi është i fokusuar tek ndeshja e radhës me Bylisin, duke veçuar se të gjithë futbollistëtë aktual janë nën kontratë.
Pak ditë më parë edhe Partizani mori lajmin e hapjes së merkatos. Të kuqtë kanë nxituar për të bërë dy goditje e parë, teksa kanë afruar Valentino Muratajn dhe Stenio Zhunjor. Trajneri Ilir Daja kërkon ta nisë me këmbën e mbarë vitin 2021, ku do të përballet me skuadrën e Apolonisë.
Laçi-Kukësi dhe Skënderbeu-Kastrioti janë takimet e tjera të së shtunës në Superiore.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta