Hapet pas 102 vjetësh xhamia në Selanik

10 Prill 2024 | 16:49

Pas 102 vitesh në Selanik është hapur sot për herë të parë Xhamia Yeni. Monumenti historik, i cili përdoret si hapësirë ekspozite e Galerisë së Arteve Komunale, u është dhënë për herë të parë që nga viti 1922 myslimanëve për faljen e namazit, pas agjërimit të Ramazanit.

Vendimi është marrë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe sipas ligjit imami që kryen namazin është zgjedhur nga shteti grek.

Namazi i parë në Xhaminë Yeni ka nisur herët në mëngjes  në orën 7.30 dhe është mbajtur në gjuhën arabe, ndërsa hytbeja në arabisht dhe greqisht.  Kujtojmë se pas 14 vitesh dhe pas një sërë pengesash burokratike, xhamia e parë në Athinë ku jetojnë mbi 300 mijë myslimanë, kryesisht emigrantë nga Azia, Afrika dhe Lindja e Mesme, është hapur në vitin 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026