Hapet qendra kërkimore “Vjosa”, Meta-Rama përplasjen për pasuritë natyrore

25 Shtator 2020 | 12:55

Një grup shkencëtarësh, kërkuesit të huaj dhe vendas kanë hapur Qendrën Kërkimore “Vjosa” në Tepelenë, në përpjekje për të mbrojtur lumin e vetëm të egër që ka mbetur në Europë. Një prej iniciatorëve kryesor është ekologjisti dhe specialisti i lumenjve, Ulrich Eichelmann.

Ai thotë se qendra do të jetë një vend ku do të mblidhen shkencëtarët dhe studentët nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Për mbrojtjen e lumit Vjosa nga shkatërrimi që mund t’i sjellë ndërtimi i hidrocentraleve janë shprehur me qindra shkencëtarë nga e gjithë bota. Thirrjes i është bashkuar dhe fituesi i çmimit “Oscar”, Leonardo Di Caprio.

Në një takim të mbajtur dje në Tiranë, shkencëtarët kanë paraqitur gjetjen e tyre mbi dëmet që do të sillte ndërtimi i hidrocentralit të Kalivaçit.

Vetëm në hapësirën ujore do të zhdukeshin 300 specie nëse hidrocentrali do të ndërtohet, thotë profesori gjerman Eichelmann. Gjithashtu do të devijohej rrjedha natyrale e lumit për 800 km gjë e cila do të sillte bllokimin e peshqve.

International Union for Conservation of Nature (IUCN) ka bërë thirrje që Vjosa të shpallet e gjitha Park Kombëtar, gjë që do t’i jepte një zhvillim ekonomisë së zonës.

Përplasja Rama-Meta

Gjatë inaugurimit të qendër kërkuese ka marrë pjesë dhe Presidenti, Ilir Meta. Kreu i Shtetit ka bërë dhe njëherë thirrje që të mos lejohet ndërtimi i hidrocentraleve dhe qeveria të dëgjojë thirrjen e qytetarëve.

“E ardhmja e Vjosës nuk mund të jetë kurrsesi shkatërrimi i saj përmes ngritjes së hidrocentaleve, por vetëm shpallja si Park Kombëtar, që do të sillte impakt pozitiv e zhvillim të qëndrueshëm për zonën dhe komunitetin e mrekullueshëm të saj, për sot dhe gjeneratat e ardhshme. Koha që qeveria të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të 776 shkencëtarëve nga e gjithë bota për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare”, shprehet Meta.

Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”. E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një…

Posted by Ilir Meta on Friday, September 25, 2020

Në një reagim mbi këtë çështje kryeministri, Edi Rama i është përgjigjur me akuza Presidentit duke thënë se, ai nuk ka bërë sa duhet për mbrojtjen e pasurive natyrore kur ishte zv. kryeministër gjatë mandatit të dytë të qeverisë “Berisha”.

“Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!

Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë”, shprehet Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026