Haradinaj i drejtohet Kurtit: Trego nëse je pro apo kundër asociacionit

24 Qershor 2021 | 16:30

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka devijuar sërish nga rendi i ditës, duke u fokusuar te çështja më e nxehtë e momentit, dialogu me Serbinë. I ashpër ndaj qasjes së kryeministrit Kurti, është treguar ish-kryeministri Haradinaj, i cili i ka kërkuar Kurtit që të “ndalë mashtrimin që po bën me dialogun”.

“I kërkoj kryeministrit të ndalë mashtrimin me dialogun, të paktën në komunikim më palët e brendshme të jetë më i saktë”, tha z. Haradinaj.

Po gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryetari i aleancës për ardhmërinë e Kosovës, z. Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të shprehet nëse është pro apo kundër asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese.

 “A është kryeministri kundër Asociacionit? Dëgjojmë nganjëherë kryeministrin të përmendë lloje të asociacionit. Për këtë i bëj pyetje në start, trego nëse je ose jo? Pyetja vazhdon, a je kundër asociacionit në bazë të marrëveshjes së Brukselit, po ashtu edhe në bazë të të gjeturave të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. A je kundër një asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Kosovës? Po jep shumë versione, nuk e kuptojmë pse po ndodh ashtu. A je për asociacion gjeografik, sepse diku e ka përmendur dhe është mirë të na tregojë se çfarë nënkupton. Kur e përmend një version të asociacionit, për kë e ka në mendje dhe pse ne duhet të hapim versione të reja të asociacionit?”, u shpreh Ramush Haradinaj.

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e nxjerrë në dhjetor të vitit 2015, u shpreh se marrëveshja për asociacionin në 23 pikat e saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026