Haradinaj mbi dialogun Kosovë-Serbi: AAK-ja ka përfaqësuesin e saj në Uashington

23 Qershor 2020 | 06:58

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ish-kryeministri Haradinaj tha se partia e tij e cila është në pushtet do ta ketë përfaqësuesin e saj në takimin e Uashingtonit, i cili do të mbahet më 27 qershor

 “Delegacioni përbëhet nga institucionet e vendit dhe me siguri në delegacion do të jetë përfaqësuesi i AAK, nga ata që janë në qeveri”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se i beson procesit të dialogut, ku në krye është Amerika.

 “Një garanci për ne është që këtij dialogu i prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës..”

Ai përmendi tri parimet e dialogut: mosnegocimi i territorit dhe kufijve, parimi i karakterit unitar dhe ruajtja e kushtetutshmërisë, mbi të cilat tha se AAK e mbështet delegacionin e Kosovës në Uashington.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian u ndërpre në kohën kur ish-kryeministri Haradinaj vendosi taksën 100%. I pyetur se a ka informacion se kush do ta udhëheqë dialogun,  kryeministri apo presidenti, ai u përgjigj: “Po më duket se ambasadori Grenell”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026