Harris ka pasur pushtetin Presidencial në SHBA më parë… për 85 minuta
Nëse Kamala Harris fiton nominimin e demokratëve si kandidate për Presidente dhe më pas arrin të fitojë zgjedhjet në nëntor, ajo do të bëhet gruaja e parë që do të fitojë presidencën e Shteteve të Bashkuara.
Por sipas mediave të huaja, kjo nuk do të jetë hera e parë që ajo mban pushtetin presidencial.
Në vitin 2021, kur Joe Biden u vu nën anestezi për një kolonoskopi rutinë, Harris mbajti pushtetin për 85 minuta.
Gjatë pak më shumë se një ore në pushtet, Harris i kreu detyrat e saj nga zyra e saj në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.
Në atë kohë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se një transferim i pushteteve në rrethana të tilla nuk ishte i paprecedentë dhe ishte pjesë e procesit të përcaktuar në kushtetutën e SHBA.
Amendamenti i 25-të i Kushtetutës thotë: “Në rast të shkarkimit të Presidentit nga detyra ose vdekjes ose dorëheqjes së tij, zëvendëspresidenti bëhet president”.
Një tranzicion i përkohshëm i pushtetit detajohet në seksionin tre të amendamentit, një ndryshim kushtetues i sjellë nga vrasja e Presidentit Kennedy në 1963.
LEXONI GJITHASHTU:
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun