Harry dhe Meghan marrin ftesën në kurorëzimin e mbretit Charles
Pas shumë zërave e thashethemeve Princi Harry dhe Meghan, kanë marrë zyrtarisht ftesë për të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit CHarles. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i tyre por pa dhënë detaje nëse e kane pranuar ftesën.
Konfirmimi i ftesës nga ana e çiftit i përgjigjet një pyetjeje të kahershme nëse ata do të ftoheshin në kurorëzimin e mbretit, pasi Harry një muaj me parë tronditi familjen mbretërore me publikimin e librit çka thelloi distancën midis tij dhe anëtarëve të familjes së tij mbretërore.
Mbetet ende për t’u parë, megjithatë, nëse ata do të udhëtojnë nga Kalifornia drejt Anglisë për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit, të planifikuar të mbahet më 6 maj në Westminster Abbey.
Dita e kurorëzimit është edhe ditëlindja e djalit të Harry dhe Meghan, Archie i cili mbush 4 vjec. Çifti ka edhe një vajzë 1-vjeçare, të quajtur Lilibet. Buckingham Palace nuk e ka komentuar ftesën e Harry dhe Meghan për kurorëzimin.
LEXONI GJITHASHTU:
- 1 muaj pas tërmetit, Turqia vazhdon të lëngojë, njerëzit të strehuar në çadra
- Verifikimi i pallateve të vjetra, si auditimi do të vendosë nëse do të shemben
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë