Harta e re gjyqësore, KLGJ: Nuk kemi një dokument zyrtar të dakortësuar me ministrinë
Flitet si nevojë prej 1 viti, por harta e re gjyqësore ende nuk ka shkuar për miratim në qeveri. KLGJ duket se nuk po e gjen gjuhën e përbashkët me ministrinë e drejtësisë për një Gjykatë Apeli, vetëm në Tiranë.
12 gjykata të shkallës së parë dhe vetëm 1 apeli në tiranë është ideja e KLGJ-së për hartën e re gjyqësore, që shikohet si zgjidhje e vetme për funksionimin e sistemit të drejtësisë pas pasojave të vetingut.
Por sipas burimeve ministria e drejtësisë është e idesë për të lënë 3 gjykata apeli nga 6 që janë aktualisht. Euronews Albania iu drejtua zyrtarisht KLGJ-së për një kopje të variantit që po diskutohet por palët duket se janë ende larg.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vijuar punën me ministrinë e drejtësisë, ndërsa procesi i konsultimit vijon ende, por nuk ka një dokument përfundimtar, të dakordësuar, i cili më pas përcillet si bashkë propozim, për t’u miratuar nga këshilli i ministrave”, thuhet në dokumentin e KLGJ.
Në daljen e tij të parë për mediat, ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se harta e re do të ishte gati javën e dytë të tetorit por ky afat kaloi. Harta e re gjyqësore është kërkuar me ngul edhe nga prokurori i përgjithshëm Olsjan Çela ndërsa avokatët janë kundër 1 gjykatë apeli pasi do të sjellë kosto financiare për qytetarët.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta