Harta e re gjyqësore, Soreca: Ka disa dosje të rëndësishme që duhet të trajtohen urgjent

1 Tetor 2021 | 16:29

Vakancat pothuajse në çdo gjykatë si pasojë e vettingut, detyruan organin e qeverisjes së gjyqësorit të mendonte rreth 1 vit më parë miratimin e një harte të re të funksionimit të gjykatave në vend.

E cilësuar si një domosdoshmëri, kërkuar edhe nga misionet e huaja që asistojnë sistemin e drejtësisë, harta e re gjyqësore pritet të miratohet së shpejti.

Propozimi paraprak i këshillit të lartë gjyqësor parashikon “shkrirjen” e një pjese të mirë të gjykatave të shkallës së parë dhe apelit, por qeverisja e gjyqësorit dhe ekzekutivi duket se nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Minsitri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se shumë shpejt harta e re gjyqësore do të vijë në Ministrinë e Drejtësisë pas rishikimit që është bërë.

“Do të duhet të kemi një hartë të re gjyqësore që i vjen në ndihmë plotësimit të vakancave në sistemin gjyqësor, por pa cenuar aksesin e qytetarëve te sistemet gjyqësore”, u shpreh Ulsi Manja.

Hartën e re gjyqësore e kërkon edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili foli edhe për disa dosje të rëndësishme që duhet të trajtohen me urgjencë.

 “Reforma në drejtësi po sjell rezultate konkrete që do të ishin të paimagjinueshme para disa vitesh, për shembull, fakti që kemi procese penale kundër 23 ish-gjyqtarëve që janë larguar nga procesi i vettingunt”, u shpreh ambasadori Soreca.

“Ka disa dosje shumë të rëndësishme që duhet të trajtohen në mënyrë emergjente”, theksoi ai.

Ulsi Manja tha se së shpejti në Kuvend do të mbërrijë dhe propozimi konkret për zgjatjen e mandatit të komisionit të pavarur të kualifikimit, që kërkon ndryshime kushtetuese për të cilat pranoi se ka pasur negociata me opozitën dhe partnerët ndërkombëtarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026