Hashim Thaçi: Ushtria e Kosovës së shpejti do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 21-vjetorin e demilitarizimit dhe transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, ka thënë se rrugëtimi i ushtrisë ishte rrugëtim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Kosova e fitoi lirinë para 21 viteve. Në ditët e para të lirisë filloi edhe transformimi politik dhe shoqëror i vendit tonë.Me marrëveshje me aleatët tanë dhe NATO-n filloi demilitarizimi dhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Pas jetësimit të aspiratave për pavarësi, në vitin 2009 e themeluam Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në fund të vitit 2018 e themeluam edhe ushtrinë e Kosovës”, thekson Thaçi .
Kreu i shtetit pohon se shumë shpejt ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s kudo nëpër botë.
“Rrugëtimi i ushtrisë sonë ishte rrugëtim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderime dhe respekt për të gjitha gratë dhe burrat që sakrifikuan gjithçka për këtë ditë. Jemi krenarë me ushtrinë e Kosovës, e cila së shpejti do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s kudo nëpër botë”, shkruan Thaçi.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta