Hasimja nga protesta e opozitës: Të ndershmit të bashkohen për drejtësi dhe zgjedhje të lira
Në protestën e 20 shkurtit të opozitës para Kryeministrisë, Ermal Hasimja, kryetar i Forumit për dialog politik, theksoi se ndryshimi në Shqipëri nuk vjen nga jashtë, por nga shpresa dhe bashkimi i qytetarëve në këtë shesh. Ai i ftoi protestuesit të qëndrojnë të bashkuar për drejtësi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe të mbrojnë institucionet e ndershme, duke nënvizuar se vetëm përmes sakrificës dhe besimit mund të ndërtohet një Shqipëri e re për njerëzit e ndershëm.
“Tre dekada më parë kam qenë 15 vjeç. Kishim para sampistët, kishim kallashnikovë dhe autobotë, kishim shumë frikë, por kishim shumë më tepër shpresë. Njerëzit rrotull nuk i njihnim dhe nuk e dinim se kush ishin – të majtë, të djathtë apo nga cila krahinë – të gjithë donim të njëjtën gjë. Ajo që na mbante bashkë ishte shpresa. Shpresa që gjatë atyre viteve janë përpjekur të na e venin. Atë bashkim të asaj dite nuk e kemi arritur dot; sot kemi nevojë më shumë se kurrë për atë frymë bashkimi,” tha Hasimja.
“Duam drejtësi, të gjithë, pavarësisht nga pandershmëria. Duam zgjedhje të lira e të ndershme, që të vendosim vetë kush duhet të qeverisë. Shpresa nuk vjen nga jashtë, por e krijojmë vetë në këtë shesh. Ejani për t’i treguar forcën tuaj çdo qeverie që do vijë në të ardhmen, që nuk mund të abuzojë me vullnetin tuaj. Njerëz të lirë, intelektualë – ndryshimi nuk vjen nga kafet dhe divanet. Ejani këtu dhe bashkohuni me ne. Nëse mendoni se politika është e pisët, keni të drejtë. Unë e mendoj të njëjtën gjë: ajo është e pisët sepse të ndershmit largohen dhe i hapin rrugë të pandershmëve. Ndryshimi kërkon sakrificë.”
Ai kishte një thirrje edhe për ata që janë të zhgënjyer nga partitë politike.
“Nëse nuk ju pëlqejnë partitë që janë këtu para meje, bëjeni partinë tuaj, mos prisni që t’ua bëjnë të tjerët. Dhe mos harroni: edhe sikur të krijoni njëqind parti, Partia e Shqiptarit është Shqipëria. E di që jeni të zhgënjyer nga politikanët dhe nuk besoni më askujt, por bashkohuni me ne që kërkojmë minimumin në demokraci – zgjedhje të lira e të ndershme. Bashkohuni me ne për të mbrojtur gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm që i nxorën bojën sistemit të kalbur. Të pandershmit shpresojnë të bëjmë gati valixhet dhe të ikim; ata duan të vrasin shpresën, por ende ka shpresë. Të vjedhësh është turp. Shumica e shqiptarëve duan të ndërtojnë jetën e tyre me djersën e ballit. Edhe policët do donin të ishin me ne, dhe ata shpresojnë si ne – sepse janë njerëz të lirë. Kemi vend me pasuri të jashtëzakonshme, dhe të rinjtë tanë janë në të njëjtin hap dhe frekuencë me të rinjtë evropianë dhe amerikanë. Ky vend është bekuar nga Zoti, prandaj le të bëhemi bashkë pa asnjë dallim, të besojmë njëri-tjetrit njësoj si tre dekada më parë, dhe të ndërtojmë një Shqipëri të re për njerëzit e ndershëm. Gjithçka nis në këtë shesh, dhe drejtësia është me ne,” përfundoi Hasimja.
“Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 16:07 Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 16:02 Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680,000 fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare
- 15:54 Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
- 15:41 Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars 2027
- 15:32 Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin
- 15:23 Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente