Hebei dhe Pekini në alarm, 30 viktima nga reshjet dhe përmbytjet në Kinën veriore
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që kanë përfshirë Kinën veriore, bënë të ditur zyrtarët të hënën.
Mijëra njerëz janë evakuuar, ndërsa rajoni – përfshirë kryeqytetin Pekin – është përgatitur për reshje të tjera të dendura gjatë natës.
Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, viktimat janë përfshirë në një rrëshqitje dheu në një zonë rurale të qarkut Luanping, në provincën Hebei, e cila kufizohet me kryeqytetin.
Tetë persona raportohen ende të zhdukur. Një banor i zonës i tha gazetës shtetërore Beijing News se komunikimi ishte ndërprerë dhe ai nuk mund të kontaktonte me të afërmit e tij.
Autoritetet në Pekin njoftuan se do të aktivizonin një reagim emergjent të nivelit të lartë në orën 20:00 të së hënës, duke i bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda, ndërsa u urdhërua mbyllja e shkollave, pezullimi i punimeve të ndërtimit dhe ndalimi i turizmit në natyrë dhe aktiviteteve të tjera deri në një njoftim të dytë.
Reshjet më të dendura në Pekin priten pas mesnatës, me deri në 30 centimetra shi të parashikuar për disa zona.
Në distriktin Miyun, një pjesë periferike e Pekinit, pamjet televizive tregonin përmbytje që rrëmbenin makina të parkuara në një kompleks banimi.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur shkarkimin e ujit nga rezervuari Miyun – burimi kryesor i ujit për qytetin – dhe kanë paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë larg lumenjve në rrjedhën e poshtme për shkak të rritjes së ndjeshme të niveleve të ujit.
Zyrtarët i thanë gazetës Beijing Daily se kishin evakuuar 4,015 persona për të shmangur përmbytjet, pasi rezervuari kishte regjistruar nivelin më të lartë të ujit që nga viti 1951, kur filloi mbajtja zyrtare e të dhënave.
Në qytetin fqinj të Tianjinit, rreth 5,600 banorë janë zhvendosur për shkak të rrezikut të përmbytjeve, raportoi CCTV.
Qeveria qendrore deklaroi se ka dërguar 50 milionë juanë (rreth 6 milionë euro) ndihmë për provincën Hebei, si dhe një ekip të nivelit të lartë të emergjencës për të ndihmuar qytetet më të goditura, përfshirë Chengde, Baoding dhe Zhangjiakou.
Pekini dhe provinca Hebei përjetuan përmbytje të mëdha edhe në vitin 2023, ku humbën jetën të paktën 81 persona dhe 34 rezultuan të zhdukur.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta