Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin

16 Korrik 2026 | 07:33

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka njoftuar se personeli ushtarak i moshës 30 vjeç e lart do t’i nënshtrohet testeve për nivelin e testosteronit si pjesë e kontrolleve të përvitshme shëndetësore.

Në një video të publikuar në rrjetin social X, Hegseth bëri të ditur se programi synon të sigurojë që ushtarakët të kenë nivelet e duhura të testosteronit për të ruajtur aftësinë fizike dhe gatishmërinë operacionale. Ai theksoi se ushtarëve me nivele të ulëta do t’u ofrohet terapi zëvendësuese hormonale në baza vullnetare, ndërsa testimi për personelin nën 30 vjeç do të jetë opsional.

Hegseth nuk sqaroi nëse programi do të përfshijë edhe gratë ushtarake, edhe pse edhe tek ato nivelet e testosteronit bien me kalimin e moshës.

Sipas tij, iniciativa synon të përmirësojë kujdesin shëndetësor të personelit ushtarak dhe të ndihmojë në ruajtjen e forcës, qëndrueshmërisë dhe aftësisë fizike, si gjatë shërbimit ashtu edhe pas përfundimit të karrierës ushtarake.

Sekretari i Mbrojtjes theksoi se programi nuk synon përmirësimin artificial të performancës, duke rikujtuar se përdorimi i testosteronit për arsye jo mjekësore, si rritja e masës muskulore pa recetë, mbetet i ndaluar rreptësisht në ushtrinë amerikane

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore

Komandantët më të lartë ushtarakë të SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut kanë riafirmuar angazhimin për forcimin e bashkëpunimit trepalësh në fushën e sigurisë, me...
07:29 | 16/07/2026

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026