Helmimi në Deçan, analizat zbulojnë praninë e baktereve në ujin e pijshëm

15 Korrik 2021 | 15:57

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thotë se nga analiza e ujit të pijshëm në Deçan, “janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”.

“Në mostrat e ujit të marra më datë 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Një zhvillim i tillë vjen pasi analizat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike rezultuan fillimisht në kufijtë e lejuar. Analizat treguan se nuk kishte mbetje të klorit residual derisa analizat mikrobiologjike të ujit i përgjigjeshin standardeve.

Ndërkohë ekipet e IKShPK vazhdojnë punën në terren për të gjetur shkakun e shpërthimit epidemik.

Autoritetet thonë se situata epidemiologjike është në kontroll të vazhduar, nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të rezultojë me rekomandime të reja.

IKShPK ka rekomanduar që kompania publike e ujësjellësit të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin dhe të shtojë inspektimin e resurseve ujore dhe të kryejë kontrollin e pusetave të ujit.

Nga ana tjetër është rekomanduar që Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe për parandalimin e epidemive hidrike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026