Helmimi në Deçan, IKSHPK: Uji nga ujëmbledhësi Drenocit është jo i pijshëm
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, pas analizave ka konstatuar se uji i ujëmbledhësit të Drenocit nuk është i pijshëm.
IKSHPK thekson është bërë analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike e tri mostrave të ujit nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon fshatrat Prilep, Irzniq, Gllogjan dhe në to kanë rezultuar prania e bakterieve koliforme dhe E.coli.
“Në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF, në laboratorët e IKSHPK-së në Prishtinë, janë identifikuar disa baktere jo patogjene. Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse në ujëmbledhësin e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të baktereve koliforme dhe E.coli. Uji nga ujëmbledhësi i Drenocit deklarohet jo i pijshëm”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
3 ditë më parë, Komuna e Deçanit shpalli gjendjen e emergjencës, pasi mbi 1500 persona u helmuan dhe morën ndihmë mjekësore.
Dyshime ka se helmimi ka ardhur nga uji, por prokuroria për këtë çështje po heton në disa pista.
Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj deklaroi se për hetimet ka kërkuar nga policia një raport urgjent mbi praninë e dy shtetasve serbë në këtë zonë.
Sakaq, kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj u shpreh se ujësjellësin e kësaj zone nuk do ta menaxhojë më kompania private, por shteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta