Heqja e titullit ‘Nderi i Qarkut’ të Kukësit për Surroin, Andoni: Ndjesa e tepruar e Gjicit, pas reagimit dinjitoz të Ramës

27 Nëntor 2020 | 18:43

Analisti Ben andoni tha për Euronews Albania se vendimi i qarkut të Kukësit për t’i hequr titullin ‘Nderi i Qarkut’ publicistit Veton Surroi është e tepruar dhe tregon se si funksionon i gjithë procesi i dhënies së titujve të tillë.  

Sipas tij, këshilli i qarkut duhet të ishte më i ndërgjegjshëm për peshën e një çmimi të tillë të dhënë për një personazh të tillë, në një qytet me një simbolikë të theksuar si Kukësi, dhe s’mund të hiqet për 2-3 ditë.

“Duhet të kesh një ‘feed back’ shumë negativ për personazhin që të arrish në këtë vendim. Kur jepet një lloj titulli i tillë personazheve të tilla, sidomos në qytete të tilla simbolike si Kukësi i nominuar për Nobelin e paqes, këta njerëz duhet të marrin parasysh se të tillë tituj kanë një peshë shumë të rëndë, ndaj nëse jepen duhet të respektohen. Ky institucion duhet të ishte koshient për atë titull që ka dhënë, s’mund të hiqet për tri ditë”, tha analisti.

Teksa e cilësoi të tepruar ndjesën e kryebashkiakut të Kukësit drejtuar Veton Surroit, analisti Andoni u shpreh i bindur se kthesa e zyrtarëve të Kukësit nuk do të kishte ardhur kurrë nëse nuk do të kishte ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e quajti dinjitoz.

“Ndjesa e kryebashkiakut të Kukësit është e tepruar. Ndjesa ka ardhur pas reagimit shumë dinjitoz të kryeministrit. Ndaj ka marrë këtë kthesë, nëse nuk do të ishte reagimi i Ramës zyrtarët e Kukësit do të vazhdonin të silleshin me shumë arrogancë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026