Hertha e Berlinit shkarkon ish-portierin e Kombëtares gjermane pas mesazhit racist
Ish-portieri i ekipit kombëtar të futbollit gjerman, Jens Lehmann u përjashtua nga bordi mbikëqyrës i klubit gjerman të Hertës së Berlinit, për shkak të një mesazhi racist të dërguar në WhatsApp.
Ish-futbollisti gjerman Denis Aogo, i cili ishte i ftuar si analist në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Paris Saint-Germain, tregoi një mesazh të dërguar nga Lehman, ku i referohej ftesës së tij si “plotësim të kuotës së njerëzve me ngjyrë”.
Në një deklaratë për mediat gjermane, Lehmann tha se kishte kërkuar ndjesë për një mesazh që supozohej të ishte privat.
Lehmann luajti 61 ndeshje për ekipin kombëtar gjerman, teksa prej 4 vitesh ishte përfaqësues dhe këshilltar i aksionarit kryesor në bordin mbikëqyrës të Hertha Berlin.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta