“Heshtni të gjithë”, eksperti i Sigurisë: Si u krye vrasja e policit në Fier
Eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, foli në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Fier, ku 23-vjeçari Azgan Mërnica vrau me armë zjarri efektivin e forcave ‘Shqiponja’, Novruz Cenaliaj.
Ai theksoi se në këtë moment duhet të heshtin të gjithë dhe të mos flasin për gjëra që nuk janë të bindur duke qenë se ngjarja është shumë delikate.
“Çdo vrasje është e rëndë. Polici është paraqitja e parë e shtetit me qytetarin. Kemi arritur të kemi një polici jo prostigjoze. Nuk më bindin operacionet e suksesshme të policisë. Organizata e policisë si një e tërë, nuk ia ka arritur dot që të ketë prestigjin e duhur. Është një ngjarje që ka ndjeshmëri. Është një ngjarje dinamike saqë në çdo moment mund të dalin informacione që mund të hedhin poshtë alibinë tonë. Gjithçka është e hapur. Mendoj se është me udhës që të heshtni”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun