Hetim masiv në ARRSH-në e Durrësit, dy inxhinierë lihen në burg, pesë në kërkim
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Durrës ka zbuluar shkelje në veprimtarinë e disa inxhinierëve pranë ARRSH-së në Durrës.
Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës bazuar në provat e grumbulluar ka vendosur masën e sigurisë për tre inxhinierë, ku dy prej tyre janë lënë në burg për “shpërdorim detyre”, ndërsa i treti “arrest shtëpie” me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Policia bën me dije se janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë, mes tyre katër inxhinierë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë së këtyre personave, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale.
“Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e cila, bazuar në provat e grumbulluara, ka caktuar masat e sigurisë ndaj 3 personave nën hetim, si dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë”, njofton policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta