Hetime për trafikun e drogës, arrestohet në Turqi presidenti i Fenerbahce

25 Dhjetor 2025 | 15:49

Presidenti i ekipit turk Fenerbahce, Sadettin Saran, është arrestuar nga policia me akuzën e shitjes dhe përdorimit të drogës.

Prej kohësh, Saran ishte nën hetim, por më herët kishte deklaruar se nuk kishte konsumuar substanca të ndaluara dhe nuk ishte i përfshirë në shitjen e tyre.

Efektivët e policisë zhvilluan kontrolle të detajuara në banesën e tij, dhe më pas ai u mor në pyetje në komisariatin e Stambollit.

Hetimet kanë përfshirë një numër të madh personash të lidhur me trafikun e drogës, dhe në mesin e të arrestuarve nuk kanë shpëtuar as gazetarët.

Arrestimi i tij vjen pak ditë pasi u arrestuan futbollistë, arbitra dhe drejtues ekipesh të përfshirë në baste të paligjshme.

Sa i përket Sadettin Saran, ai është një biznesmen i njohur në Stamboll dhe jo vetëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur

 “Të jesh në gjysmëfinalet e një Kupe Bote është jashtëzakonisht e vështirë. Të gjithë rivalët tanë janë shumë të fortë, dhe si ekip, ne jemi...
22:27 | 13/07/2026

Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë

 Sipas njoftimit të Giovanni Malagòs, tani që Club Italia ka emëruar Paolo Maldini si drejtor teknik (dhe Leonardon si asistent), ka ardhur koha për të zgjedhur...
22:25 | 13/07/2026

Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar

Liverpooli hap një kapitull të ri. Pasi mandati i Arne Slot mbaroi pas sezonit të tij të dytë, Reds ia besuan stolin Andoni Iraolas. I ardhur...
22:24 | 13/07/2026