Hetimet e SPAK për abuzimin me tenderat nga 9 zyrtarët: Kompani fiktive dhe ndryshime çmimesh

12 Korrik 2021 | 11:02

Dosja hetimore e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, e cila çoi në arrestimin e 9 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve zbulon skemën e ndjekur në atë që dyshohet të jetë një abuzim me disa lloje tenderash ndër vite.

Në dosjen e SPAK, të cilën Euronews Albania e disponon, rezulton se fillimisht hetimi ka nisur për një tender “blerje mishi dhe nënproduktet e tij” dhe më pas është arritur deri tek tenderi uniformave të policisë.

Në të saktësohet se ndaj Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara ka pasur edhe kallëzime të tjera nga subjekte që janë skualifikuar nga tenderët, të cilat më pas janë bashkuar në procedim penal pas kallëzimit të disa deputeteve të opozitës parlamentare.

Në dokumentin prej 18 faqesh jepen detaje teknike të procedurave të ndjekura nga zyrtarët dhe ish-zyrtarët të cilët nëse shpallen fajtorë për veprën penale rrezikojnë deri në tre vite dënim sipas nenit 258 të Kodit Penal.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) ka prokuruar fillimisht dy tendera “Për Blerje Mishi dhe Nënprodukte të tij me vlerë të përbashkët rreth 36 milionë lekë, të fituara nga një shoqëri e cila nuk e ushtron aktivitetin në adresën e deklaruar dhe që ka deklaruar në mënyrë fiktive se ka kaluar kontrollet e AKU.

Zyrtarët e ABP gjithashtu rezultojnë nën hetim për një tender të pastrimit të pavionëve të QSUT me fond rreth 9.2 milionë euro, ku rezultojnës shkelje në kompanitë e përfshira të cilat u raportuan për garë të pandershme për detajet e bashkimit të shoqërive, si dhe të shkuarës së një prej administratorëve italianë të kompanisë fituese.

Tenderi i Ministrisë së Brendshme për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit me fond limit 2.8 miliardë lekë shpalli fitues në vitin 2020 bashkimin e operatorëve “BOE D7E sh.p.k + Summer Confs s.r. l + LOVERS S.r.l + YAKUPOGLU Tekstil VE DERI SAN TIC AS A. Vedat Yakupoglu”.

SPAK zbardh një kalvar procedurash të ndjekura nga institucionet përgjegjëse prej vitit 2019, në tenderin e ndarë me lote deri në vitin 2023.

Nga hetimet e SPAK rezulton se, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh në dokumente.

Anëtarja e Njësisë së Prokurimit Publik, inxhinierja tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla, ka qenë një pengesë për firmosjen e këtij tenderi, sipas dokumentit të SPAK.

“Ky procesverbal nuk është nënshkruar nga ana e saj nga faqja 16 deri në faqen 19, ku është përshkruar tabela për sasitë e pritshme dhe të artikujve të uniformës, si dhe nuk është nënshkruar nga ana e saj tabela e përllogaritjes së fondit limit, pas ndryshimit të specifikimeve teknike. Ajo nuk ka pranuar që të nënshkruajë këto dy tabela për faktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve”, thuhet në shkresë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026