Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK, Komisioni i Ligjeve shtyn votimin për ndryshimet ligjore
Komisioni i Ligjeve ka shtyrë votimin për ndryshimet ligjore që i hapin rrugë SPAK-ut të hetojë krimet zgjedhore dhe prokurorisë të raportojë në KQZ për këto hetime.
Sipas përfaqësuesit të ministrisë së drejtësisë në Komision, Besim Beja, kreu i Prokurorisë nuk mund të raportojë në KQZ për hetimet e krimeve zgjedhore pasi është përgjegjësi vetëm e prokurorit të çështjes.
Sipas Bejës ndryshimet që po bëhen në ligjin “Për organizimin e Prokurorisë” cenojnë reformën në drejtësi.
Për këtë arsye kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja shtyu votimin për një moment të dytë.
Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK dhe raportimi i Prokurorisë janë pika të dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën jashtë kuvendit.
5 muaj para zgjedhjeve, Kuvendi ka miratuar vetëm ndryshimet në ligjin për partitë politike që rregullon financimin nga 7 ligje gjithsej, të cilat kërkojnë votën e ligjvënësve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta