Hetimi kthehet në dëmshpërblim, ish-zyrtari kërkon interesat e bllokimit të 1.5 milionë eurove

7 Tetor 2021 | 16:05

Në gusht të 2019-ës policia e Tiranës do të lajmëronte sekuestrimin e 1.5 milionë eurove, llogari bankare në emër të Ferdinand Shehut, ish-drejtor i ALUIZNI-t në Tiranë në periudhën 2006-2011.

Urdhri u lëshua nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, teksa ish-zyrtari tentoi të transferonte drejt Gjermanisë 1 milion euro për t’i investuar në bursë.

500 mijë euro të tjera ishin vendosur në depozitë me afat. Në atë kohë Shehu shprehej se të ardhurat i kishte siguruar nga shitja e një hoteli dhe aktiviteti i tij në biznes për më shumë se 20 vite, por disa muaj më vonë Prokuroria e Tiranës pushoi hetimet.

Ish-zyrtari tashmë kërkon si dëmshpërblim të gjitha kamatëvonesat, sipas interesave bankare të Bankës së Shqipërisë, duke pretenduar se ka pasur humbje të mëdha financiare për shkak të fitimit të parealizuar.

Për këtë ai ka paditur shtetin dhe çështja ka shkuar deri në Gjykatën e Lartë, e cila pak javë më parë ka vendosur si kompetente Gjykatën Administrative. Në gjykata regjistrohen çdo vit qindra padi për kompensim financiar si pasoje e gabimeve ose veprimeve të nxituara të organeve ligjzbatuese, duke rënduar faturën financiare të buxhetit të shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026