Hetimi për të dhënat personale, Skënderaj: Përpunimi i tyre bazë e çdo shoqërie, po mbledhim fakte nëse ka shkelje
Pas publikimit në media të disa listave ku pretendohet se partia socialiste ka përdorur databasen e portalit qeveritar e-Albania me të dhënat personale të qytetarëve në funksion të fushatës elektorale, numri një i Prokurorisë së posaçme Arben Kraja deklaroi se kanë filluar verifikimet dhe se në ditët në vijim do të ketë një përgjigje.
Redi Skënderaj zëdhënës i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave personale tha për Euronews Albania se nga ana e zyrës së Komisionerit janë duke u kryer veprime procedurale me mbledhjen e provave dhe informacioneve.
Teksa e cilësoi përpunimin e të dhënave si një nga elementët mbi bazën e të cilave funksionon shoqëria, z. Skënderaj tha se rastet e përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, sikundër pretendohet në këtë rast nga Partia Demokratike hetohen nga pikëpamja penalen, konkretisht nga SPAK dhe në pikëpamje administrative, nga Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Z. Skëndaj shpjegoi se kjo zyrë funksionon mbi bazën e tre instrumenteve.
“Urdhërimi për ndalimin e përpunimit të paligjshëm; rekomandimi, kur përpunimi nuk përbën shkelje madhore, dhe vendimi kur shkelja është e rëndë dhe vjen me një gjobë”, tha z. Skënderaj, teksa shtoi se në rastin e fundit qytetarit i lind e drejta të kërkojë në gjykatë dëmshpërblim, personalisht.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta