Hetimi për të dhënat personale, SPAK kërkon materialet, gazetarët refuzojnë t’i dorëzojnë
Për të hetuar keqpërdorimin e të dhënave personale, nëpërmjet një vendimi të Gjykatës së Posaçme, SPAK kërkon që t’i dorëzohet i gjithë materiali me këto të dhëna nga portali Lapsi.al.
Në mbrojtje të burimit, drejtues të Lapsi nuk pranuan të jepnin të dhënat, ndërkohë SPAK e ka parë të nevojshme posedimin e saj, për hetimet që po kryhen.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha SPAK i ka hapur rrugë tashmë, sekuestrimit të materialeve.
“Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e portalit do ta dorëzojnë vetë këtë database, apo do të jenë oficer të Policisë Gjyqësore së bashku me ekspertë të IT-së të cilët, në fakt, që në fillim të hetimit janë marrë dhe janë kontraktuar nga SPAK, që do të shkojnë në zyrat e portalit Lapsi.al për të sekuestruar dhe marrë në dorëzim këtë database,” – u shpreh Ferhati.
Gazetari tha se SPAK i është drejtuar me një kërkesë edhe AKEP-it, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për të bërë të mundur mbylljen e faqeve ku ishin ekspozuar këto të dhëna online.
Sipas burimeve të Euronews Albania, AKEP ka mundur të mbyllë një faqe ku qytetarët aksesonin të dhënat dhe merrnin vesh emrin e patronazhistit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përdorimi i të dhënave personale, Bushati: Kemi databazën tonë, kjo është puna që bëjmë
- Keqpërdorimi i të dhënave personale, KSHH: Subjektet të respektojnë privatësinë e çdo zgjedhësi
- Keqpërdorimi i të dhënave personale, Erida Skëndaj: Hetimi të jetë i plotë, i pavarur dhe objektiv
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta