Hidhet shorti i kupës së Shqipërisë, Tirana shmang përballjen me Kukësin në gjysmëfinale
Tirana dhe Kukësi kanë shmangur përballjen me njëra-tjetrën në gjysmë-finalet e Kupës së Shqipërisë.
Shorti i hedhur të premten në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, vuri përballë Kukësit Teutën, ndërsa përballë Tiranës Bylisin.
Ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 2 korrik dhe ndeshjet e kthimit më 15 korrik.
Kukësi siguroi gjysmëfinalet duke eliminuar Apoloninë (2-1; 3-1), ndërsa Teuta eliminoi Vllazninë (2-2; 1-0).
Tirana u kualifikua në gjysmëfinale pasi eliminoi Beslidhjen (5-1; 1-1) ndërsa Bylisi pasi eliminoi Skëndërbeun (1-0; 1-1).
Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 2 gusht. Fituesja e trofeut merr një biletë për në kualifikueset e Europa League.
Lexoni gjithashtu:
FSHF dakordëson miqësore me Armeninë në tetor, Shqipëria në fushë pas një viti mungesë
Kupa e Shqipërisë, Teuta-Vllaznia dhe Skënderbeu-Bylis takimet më interesante të çerekfinaleve
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta