Hidhet shorti i Superiores, java e parë nis me përplasje mes pretendentëve

30 Korrik 2021 | 13:48

Kategoria Superiore do të nisë më 11 shtator rrugëtimin e saj të 83-të. Këtë të premte, në stadiumin “Air Albania” u hodh edhe shorti për edicionin 2021-2022, ku u përcaktua kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet.

Java e parë rezervon dy ndeshje mjaft interesante, me Laccin dhe Vllazninë që do matin forcat që në start, ndërsa edhe Teuta do takohet me Partizanin. Të katër këto skuadra garuan deri në fund për titullin kampion edicionin që u mbyll.

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës do luhet në javën e gjashtë. Dinamo e cila rikthehet në superiore do kthehet do ndeshet në start me Kastriotin, ndërsa në javën e katërt do takohet me rivalët e qytetit, Partizanin.

Sfida mes Partizanit dhe Dinamos do luhet në javën e parafundit. Ky edicioni i Superiores do të nisë më datën 11 shtator e për herë të parë do të aplikohet sistemi var dhe në futbollin shqiptar.

JAVA 1

Tirana-Skënderbeu

Egnatia-Kukës

Kastrioti-Dinamo

Laçi-Vllaznia

Teuta-Partizani

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026