Hiqen testet e COVID-19, kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut hapet pa kushte
Nga dita e sotme hyrja në Maqedoninë e Veriut lejohet pa PCR test negativ. Vendimi i fundit i Qeverisë heq kushtin për qytetarët nga Kosova, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia, të cilët deri tani, për shkak të pandemisë detyroheshin të kishin test negativ jo më të vjetër se 72 orë.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Kosovës, autoritetet e të cilit kanë vendosur që duke nisur nga sot shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë drejt Kosovës pa pasur nevojë për test negativ PCR.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovë thekson se “sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga e hëna mund të hyjnë pa testin PCR në Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për COVID-19”.
Gjatë javës, vendimin për heqjen e testeve PCR negativ pritet ta miratojnë edhe Qeveritë në Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta