Hodhën bojë të kuqe në pikturë, arrestohen dy aktiviste në Muzeun Detar të Madridit
Policia spanjolle ka arrestuar dy aktiviste nga lëvizja Futuro Vegetal. Ato u prangosën pasi hodhën bojë të kuqe në një vepër arti historike në Muzeun Detar të Madridit. Aktivistet hodhën bojën mbi veprën e Jose Garnelo-s “Pimer homenaje a Cristóbal Colón, gjatë një proteste kundër festimeve të Ditës Kombëtare të Spanjës .
Vepra e piktorit spanjoll, e cila përshkruan homazhin e parë për Kolombin, u restaurua disa orë më vonë falë veprimeve të stafit të muzeut. Incidenti ka ndezur një debat të ri në lidhje me mbrojtjen e objekteve që konsiderohen se përshkruajnë historinë dhe trashëgiminë artistike të Spanjës.
Burime policore thanë se dy gratë u arrestuan për një krim kundër trashëgimisë kulturore, pasi u mbajtën nga një punonjës i muzeut derisa mbërritën autoritetet. Vizitorët u nuk u lejuan gjatë operacionit, por disa orë më vonë, piktura ishte restauruar dhe se vepra ishte rikthyer në ekspozitë. Sipas një deklarate nga lëvizja Futuro Vegetal, aktivistët mbanin në dorë një banderolë me sloganin “12 tetor, asgjë për të festuar” dhe kërkonin të denonconin pasojat e kolonializmit.
🔥 ACTUAMOS 🔥
🔴 Lanzamos pintura biodegradable al cuadro “Primer Homenaje a Cristóbal Colón”, en el Museo Naval.
👉La celebración del 12 de octubre es la celebración de siglos de opresión, explotación y genocidio de la población originaria de Abya Yala. pic.twitter.com/aXIWlMq7OB
— FuturoVegetal🍒 (@FuturoVegetal) October 12, 2025
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta