Integrimi i Shqipërisë në BE, Borrell dhe Varhelyi takime online me Ramën
Zv. presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell ka pasur një video konferencë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama këtë të martë. Borrell ka vlerësuar hapat e Shqipërisë drejt integrimit në BE, ku duke iu referua konkluzioneve të KE-së tha se, vendi është afër plotësimit të kushteve për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Zv. Presidenti i KE-së ka theksuar nevojën për të pambushur reformat kyçe që janë identifikuar nga Këshilli i BE-së. “Kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë instrument për afrimin e vendit një hap tjetër pranë BE-së”, është shprehur Borrell.
I welcome Albania’s commitment to moving forward on EU accession path.
As discussed with Prime Minster Rama @ediramaal, it is crucial to maintain the dynamic of the EU-Western Balkans relationship. With #Albania playing an important role. pic.twitter.com/mmcDQXUWWG
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 3, 2020
Më herët Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një takim virtual me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku është diskutuar për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Komisioneri i BE-së thotë se, gjatë bisedës së tyre online kanë diskutuar për përfundimin e Kuadri Negociues, mbështetjen për luftën ndaj COVID si dhe për përgatitjen e samitit të Sofjes.
“Një vizitë virtuale e kryeministrit Edi Rama në BE. Diskutuam punën për finalizimin e Kuadrit Negociues, mbështetjen për luftën kundër COVID-19 si dhe për përgatitjen për samitin e Sofjes që do të mbahet javën e ardhshëm. Mezi pres avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së”, shprehet Varhelyi.
Ky takim online i Ramës me komisionerin e BE-së vjen vetëm në një moment kur vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin për datën e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Ndonëse ende nuk ka qëndrime zyrtare, Holanda mund të bëhet sërish një vend pengues për integrimin e shpejtë të vendit tonë drejt unionit europian.
A virtual ‘visit’ of Prime Minister @ediramaal to #EU: Discussed the ongoing work to finalise Negotiating Frameworks, support in fight against #COVID19 as well as preparations for #Sofia summit next week. Looking forward to #Albania advancing on EU path. pic.twitter.com/pbzIU1Lz9C
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) November 3, 2020
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta