Holanda do të furnizojë Ukrainën me tanke dhe armë
Holanda do të furnizojë Ukrainën me tanke dhe pajisje të tjera të rënda ushtarake me një vlerë totale prej 120 milionë euro, ka njoftuar sot Ministria Holandeze e Mbrojtjes.
Holanda bëri të ditur se do të shpenzonte 45 milionë euro për tanket T-72, pasi bashkëpunon me SHBA-në dhe Republikën Çeke për një dërgesë prej 90 tankesh çeke të modernizuara, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Kjo vjen pasi ShBA-ja njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë rinovimin e tankeve T-72 dhe raketave të mbrojtjes ajrore Hawk për Kievin.
Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, u tha gazetarëve se SHBA-ja do të paguante për 45 tanke T-72 nga Republika Çeke, për t’u rinovuar dhe për financimin për rinovimin e disa raketave të mbrojtjes ajrore Hawk.
LEXONI GJITHASHTU:
- U pezullua pas akuzave për dhunë ndaj nxënësve, mësuesi: Të stisura nga disa kolegë
- Kurti i dha goditje fatale Marrëveshjes së Brukselit, thotë Petkoviç
Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima