Homazhe në Buenos Aires, Argjentina shpall tre ditë zi për humbjen e ish-kampionit të botës
Humbja e një prej lojtarëve më të mëdhenj të historisë së futbollit ka mbërthyer Argjentinën në zi kombëtare, me tifozët që nga e gjithë bota janë bashkuar në kujtim të të ashtuquajturit “El Pibe de Oro” (Djali i florinjtë).
Në Buenos Aires me mijëra tifozë dhe simpatizantë të Maradonës u dyndën rrugëve, për të nderuar atë që fitoi zemrat e të gjithëve me magjinë që dhuronte në fushën e lojës.
Me mesazhe dhe pankarta në duar, mbështetësit e fituesit të Kupës së Botës për orë të tëra bënë homazhe dhe kujtuan momente nga karriera e Diegos.
“Ky lajm më theu zemrën. Vetëm Maradona mund të ma thyente zemrën. menjëhëherë sapo ne morën vesh lajmin vendosëm që vinim këtu, në nderim të tij. Edhe në ditët e ardhshme do të jemi këtu. Kudo që do i jepet lamtumira e fundit, ne do të jemi atje dhe kjo është e padiskutueshme,” – tha tifozi Jorge Daniel Bringas.
Menjëherë sapo u publikua lajmi, një pjesë e tifozëve vendosën që të shkonin në shtëpinë e Maradonës, të mërzitur dhe të pikëlluar.
“Shumë e dhimbshme. Nuk kam fjalë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që Diego nuk do të ishte më mes nesh. Mendoja se pas operacionit do të bëhej mirë, është e paimagjinueshme,” – tha Patricia, një tifoze e futbollit.
Mes homazheve dhe brohoritjeve, tifozët kanë premtuar që për ditë me radhë do të nderojnë idhullin e tyre.
Argjentina shpalli tre ditë zi pas ndarjes nga jeta e Maradonës, ai që kosniderohet si personi që la një trashëgimi për gjithë vendin.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta