Homazhe para Kryeministrisë për ’21 janarin’

21 Janar 2022 | 10:09

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e 4 protestuesve që mbetën të vrarë në protestën e 21 janarit të 2011, kryhen homazhe para Kryeministrisë.

Ata vendosën lule në pllakatat e vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe deputetë të PS-së.

Në protestën e 11 janarit të 2011 mbetën të vrarë protestuesit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda.

Protesta e organizuar nga Partia Socialiste, që në atë kohë ishte në opozitë, kërkonte rrëzimin e qeverisë Berisha.

Gjatë protestës situata doli jashtë kontrollit dhe Garda e Republikës qëlloi me armë zjarri mbi protestuesit. Ende kjo ngjarje është e pazbardhur dhe familjarët kërkojnë drejtësi.

Katër viktimat, janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’.

Nuk ka munguar një reagim i kryeministrit Rama në rrjetet sociale, ku ka nënvizuar se drejtësia vonon por nuk harron.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026