Hong Kongu jep 500 mijë bileta falas, nisma për të rimëkëmbur turizmin pas pandemisë
Hong Kongu po jep falas 500,000 bileta udhëtimi si pjesë të përpjekjeve për ta rimëkëmbur industrinë e turizmit dhe për t’i tërhequr vizitorët në qytet.
Shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee, nisi fushatën prej 2 miliardë dollarësh me sloganin ‘Përshëndetje Hong Kong’. Biletat nisin të jepen më 1 mars dhe do t’i kushtojnë qytetit 254,8 milionë dollarë në total.
Ato do të shpërndahen në tri faza : nga 1 marsi për njerëzit rreth Azisë Jugore, nga 1 prilli për qytetarët në Kinë dhe nga 1 maji për banorët e të gjithë botës.
Hong Kongu ka pasur disa nga rregullat më të rrepta për udhëtarët gjatë gjithë pandemisë. Qyteti u përafrua me strategjinë ‘zero-COVID’ të Kinës dhe ka lehtësuar rregullat e hyrjes më ngadalë se sa vendet rivalë si Singapori, Japonia dhe Tajvani.
Tanim, vizitorët nuk kanë më nevojë të izolohen pas mbërritjes, por me kusht që të rezultojnë negativë për COVID.
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në