Hoti apel qytetarëve: Duhet të kemi kujdes maksimal pasi po qarkullon varianti i ri i Covid-19
Ministria e Shëndetësisë ka bërë klasifikimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë, në intervalin kohor të shtatë ditëve të fundit.
Nga sot e deri më 15 janar, në zonën e kuqe, janë përfshirë 7 komuna.
Komunat të cilat janë klasifikuara nga minsitria si zona të kuqe për numrin e të infektuarve janë; Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.
Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se pavarësisht përmirësimit të situatës, duhet kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit Covid-19.
“Rangimi i komunave i bërë sot lidhur me masat anti Covid-19 tregon se po përmirësohet gjendja. Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit Covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt’, ka shkruar Hoti në profilin e tij në “Facebook”.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta