Hoti i kërkon drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës që të japë dorëheqjen
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka kërkuar drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, që të japë dorëheqjen.
Në njoftimin e lëshuar nga zyra e shtypit të kryeministrit Kosovar, nuk jepet asnjë motiv mbi arsyet që kanë çuar Hotin për t’i kërkuar Kreshnik Gashit të lirojë zyrën.
Sipas ligjit aktual në Kosovë, emërimi i drejtorit të Inteligjencës bëhet nga kryeministri së bashku me presidentin.
“Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin, emërojnë së bashku drejtorin e AKI brenda njëzet ditësh pune nga dita kur vendi mbetet i lire”, thuhet në pikën 3 të nenit 5 të ligjit për AKI-në.
Kreshnik Gashi është emëruar drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës që prej 25 nëntor 2019, dakordësuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta