Hoti: Mbërritja e vaksinave anti-COVID është çështje javësh
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se mbërritja e vaksinave anti-COVID në Kosovë është çështje javësh.
“Jemi kritikuar edhe për vaksinën, por ne kemi dashur të sjellim vetëm vaksinë të certifikuar dhe nuk kemi pranuar të hyjmë në lojë që të pranojmë vaksina të dyshimta sikurse bënë vendet e rajonit”, u shpreh ai.
Në takimin e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e Situatës Epidemiologjike, Hoti tha se qeveria ia ka dalë që të menaxhojnë me sukses pandeminë.
“Askush nuk mbetet pa u testuar pavarësisht kostos. Kemi marrë shumë kritika nga oponentët tanë gjatë kësaj periudhe, të cilët nuk kanë bërë asgjë tjetër përveçse kanë kritikuar. Kemi mbajtur gjallë ekonominë”, tha ai.
Javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i infektimeve në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri me dije një ditë më parë se nga 3621 teste të bëra, 632 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Ndërkohë, 8 persona kanë humbur jetën.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta