Hoti paralajmëron Kurtin: Zbato marrëveshjen e Uashingtonit, përndryshe nuk e ke të gjatë në qeveri
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se Kurti nuk do të jetë gjatë në krye të qeverisë, nëse nuk zbaton marrëveshjen e Uashingtonit.
Z. Hoti e ftoi kryeministrin Kurti të kërkojë falje për deklaratën që ka bërë kur ishte në opozitë, ku thoshte se kjo marrëveshje cenonte sovranitetin e Kosovës, ndërsa sot duhet të nisë punën për zbatimin e saj.
“Asgjë nuk është bërë në çuarjen përpara të kësaj marrëveshjeje. Asnjë veprim konkret që kur është përmbyllur njohja nga Izraeli në fillim të shkurtit, njohje që nuk e besonin që do të formalizohej, siç ndodhi me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, u shpreh z. Hoti.
“Këta që janë në qeveri i ftoj që të kujdesen për realizimin e projekteve të kësaj marrëveshjeje, se përndryshe nuk do ta kenë të gjatë në qeveri”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta