Hoti pret ambasadorët e QUINT-it, por nuk flet për arrestimet e përfaqësuesve të OVL-UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me koordinatorin për dialogun Skënder Hyseni kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, si dhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Lajmi konfirmohet nga vetë shefi i qeverisë me një shënim në rrjetin e tij social “Facebook”. Ai thotë se në takim temë e diskutimit kanë qenë zhvillimet ekonomike, politike, por dhe situata e pandemisë së Covid-19.
“Bashkë me Koordinatorin Shtetëror për Dialog, Skënder Hyseni, prita sot në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilët biseduam rreth aktualitetit politik dhe ekonomik në vend, si dhe për luftën kundër COVID-19”, shkruan Hoti.
Gjithashtu, z. Hoti thekson se ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë, ndërsa rithekson se Kosova mbetet e angazhuar për ta çuar përpara këtë proces.
“Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë, dhe theksova se ky proces duhet të përmbyllet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve. Po ashtu, i njoftova edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, e cila ndodhi më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.Ambasadorët i njoftova edhe për masat që po ndërmarrim në luftën kundër pandemisë COVID-19, dhe vlerësova maksimalisht rolin e shteteve të QUINT-it dhe të BE-së, për mbështetjen e vazhdueshme që i japin Kosovës”, thekson Hoti.
Por, pavarësisht kësaj, kryeministri Hoti nuk ka zgjedhur të komentojë zhvillimet e fundit, ku gjatë ditës së sotme u arrestuan dy emrat kryesorë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Lexoni gjithashtu:
Policia e Kosovës ndalon nënkryetarin e OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj
Nasim Haradinaj: Do publikojmë në media CD-të që janë paralajmëruar të vijnë pranë zyrave të OVL-UÇK
Tensionohet situata në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën dhe gjuajnë me shishe pjesëtarët e EULEX
EULEX arreston kreun e veteranëve të UÇK
Hysni Gucati: Do të bindim opinionin publik se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë
Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e ish-zyrtarit të FSK, Salih Mustafa
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta