Hoti: Sot është dita kur flasin qytetarët, ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar
Kandidati i Lidhjes Demokratike për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti pasi ka votuar ka ftuar gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin të votojnë në zgjedhjet parlamentare.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Hoti tha se sot është dita kur flasin qytetarët.
“Unë ftoj të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote që sot ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, sot është dita e tyre ata sot thonë fjalën e tyre.
Dëshiroj të falënderoj krejt stafin duke filluar nga zyrtarët e KQZ-së, vëzhguesit, komisionerët, monitoruesit ndërkombëtar dhe vendor për punën e tyre dhe pres të kemi një proces të rregullt zgjedhor në mënyrë që të mirëmbajmë standardet e organizimit të zgjedhjeve të rregullta sipas standardeve me të mira evropiane në zgjedhje të lira demokratike ku qytetarët lirshëm e thonë fjalën e tyre”, tha Hoti.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta