Hoti takohet me Ursula von der Leyen: Heqja e vizave, çështje urgjente që duhet zgjidhur
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku ka theksuar përkushtimin e qeverisë së re për agjendën e integrimit evropian që ka Kosova.
Çështja kryesore që ka ngritur kryeministri Hoti është ajo e liberalizimit të vizave.
“Në raport me BE, liberalizimi i vizave mbetet një nga çështjet më urgjente që duhet të zgjidhim. Pa liberalizim po rrënohet kredibiliteti i të gjitha proceseve që kanë të bëjnë me BE-në. Institucionet qeveritare dhe ato të pavarura të Kosovës kanë bërë një punë të vazhdueshme dhe të shkëlqyeshme, dhe shpresojmë se edhe Bashkimi Evropian do t’i vlerësoj këto arritje”, ka thënë kryeministri Hoti
Në takim është biseduar edhe për situatën e krijuar nga pandemia e shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe masat që po merr qeveria e Kosovës në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta