Hoxha në Prishtinë, takim me kreun e ri të AAK-së: Dialogu Kosovë-Serbi kyç për normalizimin e marrëdhënieve
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një vizitë në Prishtinë, ku është takuar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.
Në një postim në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se në takimin e zhvilluar në selinë e Aleancës ka përgëzuar Gjinin për marrjen e drejtimit të partisë, si dhe ka vlerësuar kontributin e ish-kryetarit Ramush Haradinaj në drejtimin e subjektit ndër vite.
Hoxha theksoi gjithashtu rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve dhe rolin konstruktiv që Aleanca mund të luajë në ndërtimin e konsensusit politik, përfshirë procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Ai ka theksuar dhe rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi si rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve dhe përparimin drejt integrimit evropian, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe ruajtje të stabilitetit në rajon.
“Prishtinë – Në selinë e #Aleancës, pata kënaqësinë të takoj dhe përgëzoj Kryetarin Ardian Gjini, për marrjen e drejtimit të kësaj force politike në një moment të rëndësishëm për zhvillimet politike në Kosovë.
Njëkohësisht, shpreha vlerësimin tim për kontributin e çmuar të ish-kryetarit, Ramush Haradinaj, si në drejtimin e Aleancës ndër vite ashtu edhe në avancimin e agjendës shtetërore të #Kosovës, veçanërisht në sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për rrugëtimin e saj euroatlantik.
Diskutuam mbi rëndësinë e krijimit sa më parë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve dhe rolin konstruktiv që Aleanca mund të luajë në ndërtimin e konsensusit politik, veçanërisht në funksion të proceseve të rëndësishme institucionale që e presin vendin, përfshirë zgjedhjen e Presidentit.
Theksova rëndësinë e #dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve, konsolidimit të paqes së qëndrueshme dhe përparimit në procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar njëkohësisht nevojën për përgjegjësi dhe llogaridhënie ndaj çdo veprimi që cenon sgurinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.
Riafirmova mbështetjen e palëkundur të #Shqipërisë për Kosovën, në çdo kohë dhe në çdo aspekt, si për forcimin e demokracisë, institucioneve dhe zhvillimit të saj, ashtu edhe për konsolidimin e rolit të Kosovës si faktor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Hoxha.
📍Prishtinë – Në selinë e #Aleancës, pata kënaqësinë të takoj dhe përgëzoj Kryetarin Ardian Gjini, për marrjen e drejtimit të kësaj force politike në një moment të rëndësishëm për zhvillimet politike në Kosovë.
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) June 1, 2026
Njëkohësisht, shpreha vlerësimin tim për kontributin e çmuar të… pic.twitter.com/ktk9VutmGZ
Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet