Hoxha: Opozita s’do e marrë Bashkinë Tiranë pavarësisht pakënaqësive ndaj Veliajt

14 Tetor 2022 | 11:37

Gazetari Poli Hoxha u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se qytetarët e Tiranës janë të pakënaqur nga Erion Veliaj për drejtimin e kësaj bashkie.

“Besoj se do jetë shumë e vështirë. Unë konstatoj një mllef, një dëshirë të madhe të popullsisë së Tiranës për ta ndryshuar pushtetin këtu. Çështja e një kryeqyteti nuk janë kullat e mëdha apo festat e mëdha që bëhen në kohë krizash, por çështja kryesore është cilësia e jetës. Erion Veliaj, që tashmë është konfirmuar, është i humbur”, u shpreh gazetari.

Ai tha më tej se edhe pse qytetarët janë të pakënaqur nga Veliaj, unë nuk mendoj që Bashkinë Tiranë do ta fitojë opozita në zgjedhjet e ardhshme.

“Çështja që a do dalin njerëzit për ta rrëzuar Erion Veliajn. Unë nuk shikoj që Tirana do merret nga opozita, pavarësisht nga mllefi që kanë për Veliajn”, u shpreh Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026