Hoxhaj heq dorë nga kandidimi për kryetar: Vendimi im në të mirë të PDK

1 Korrik 2021 | 17:30

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka bërë të ditur vendimin për të mos kandiduar për kryetar partie.

Vendimi duket se lidhet me rezultatin zhgënjyes që PDK mori në drejtimin e tij si kryetar në detyrë, në zgjedhjet e fundit parlamentare ndërsa deri tani i vetmi kandidat për kryetar është Memli Krasniqi.

“Me PDK-në kam rrugëtuar në momentet më të mira të saj, në fitoret madhështore. Por ishte edhe fati im që ta udhëheq në momentet më kritike të ekzistencës së saj.  Unë nuk jam kandidat për kryetar të partisë. Nuk është ikje nga gara, as nga përgjegjësia, as nga puna dhe përkushtimi. Vendimi im sot është në vijë me vendimet e mia që gjithmonë i kam marrë në PDK. Ky vendim është në të mirë të PDK-së” përfundoi z. Hoxhaj.

Hoxhaj ka falënderuar të gjitha strukturat partiake për mbështetjen duke thënë se ishte pjesë e fitoreve të PDK-së, por pati edhe fatin, që ta drejtojë në momentet më kritike të ekzistencës së saj.

“PDK e ka trashëgiminë nga lufta çlirimtare, pavarësimi i vendit dhe shtet-ndërtimi. Këto shtylla të PDK-së e vendosin partinë tonë si bartëse të betejës politike ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes-të cilët nuk e kanë asnjë trashëgimi në rrugëtimin e Kosovës. Përkundrazi kanë qenë pengesë dhe bllokuese të vendit” ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, ai ka shtuar se beson që PDK-ja ka nevojë të hapet si parti, të reflektojë për ndryshimet në vend dhe të bëjë opozitë të fortë për të larguar kryeministrin Albin Kurti nga pushteti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026