Humb jetën rektori i Universitetit të Elbasanit nga infektimi me COVID-19

11 Dhjetor 2020 | 13:29

Akademiku dhe ish-rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Jani Dode ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19.

63-vjeçari ishte i shtruar prej 2 javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku dhe po merrte mjekimin e duhur por pavarësisht kësaj nuk mundi ta mposhtë virusin.

Ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e rektorit të universitetit të Elbasanit i ka shprehur dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj në Facebook.

“Me Profesor Janin kam pasur fatin dhe nderin të bashkëpunojmë dhe realizojmë së bashku shumë projekte dhe iniciativa të rëndësishme në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit, si për rritjen e cilësisë ashtu edhe për fuqizimin e punës kërkimore shkencore,” – thuhej në postimin e ministres.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe të gjithë miqtë e tij!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026